Sport

Drita transferon ish-sulmuesin e Feronikelit

Drita ka zyrtarizuar blerjen e ish-sulmuesit të Feronikelit, Marko Simonovski.

Simonovski ka nënshkruar kontratë një-vjeçare, ka njoftuar klubi gjilanas.

29-vjeçari do të jetë pjesë e Dritës edhe për ndeshjet evropiane.

Sulmuesi maqedonas realizoi 11 gola sezoni e kaluar me Niklin në Superligë.