Drita e ka shënuar golin e parë të pjesës së dytë të sezonit në Superligën e Kosovës në futboll. Drita – Feronikeli është duke u zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan dhe i takon xhiros së 19-të.
Golin e parë për Dritën e shënoi Hamdi Namani në minutën e pestë të ndeshjes.
Feronikeli pjesën e dytë të sezonit do ta mbyll me lojtarë junior, të cilët luajnë me leje speciale.