Sulmuesi Mevlan Zeka ka realizuar gol në minutën e 28-të për ta kaluar në epërsi 1:0 Suharekën ndaj Dritës.
Kjo ndeshje i takon xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Drita shënon fitoren e gjashtë këtë edicion, mposht Suharekën
Skuadra e Dritës ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Suharekës si mysafir me rezultatin 2:1.
Ndeshja u zhvillua të dielën dhe i takoi xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Pjesa e parë u mbyll baras 1:1. Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin që e realizoi Mevlan Zeka në minutën e 28-të. Mysafirët i barazuan shifrat në minutën e 44-t. Salifu Ibrahim realizoi për 1:1.
Drita rezultatin e ktheu në pjesën e dytë. Albert Dabiqaj e realizoi golin e fitores për 2:1 në minutën e 67-të.
Drita në dhjetë ndeshje ka gjashtë fitore, tri barazime dhe një humbje. Suhareka në 11 ndeshje ka pesë fitore, dy barazime dhe katër humbje.
Drita shënon golin e dytë ndaj Suharekës
Skuadra e Dritës ka kaluar në epërsi 2:1 ndaj Suharekës. Albert Dabiqaj ishte shënuesi i golit në minutën e 67-të.
Drita e barazon rezultatin
Drita i ka barazuar shifrat ndaj Suharekës. Salifu Ibrahim në minutën e 44-t realizoi për 1:1.
Kjo ndeshje i takon xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në futboll.