Drita ka arritur fitore të thellë në udhëtim te Feronikeli, që vitin e ardhshëm do të jetë pjesë e Ligës së Parë.
Drita të dielën fitoi në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, me rezultatin 5:0.
Marko Simonovski (12’, 37’), Almir Kryeziu (25’), Hamdi Namani (34’) dhe Muharrem Jashari (70’), ishin realizues të golave në fitoren e thellë.
Drita mbetet në pozitën e dytë pas 28 xhirove me 52 pikë, aq sa ka edhe Gjilani në pozitën e tretë.
Feronikeli i fundit ka 12 pikë.