Sport

Drita mposht Fushë-Kosovën, fiton kupën

Volejboll

Volejbollistet e Dritës e kanë fituar Kupën e Kosovës.

Të dielën pasdite në Prishtinë, Drita mposhti në finale Fushë Kosovën 3:0 në sete. Drita në të tria setet ishte më e mirë. Setin e parë e fitoi 25:19. Më i barabartë ishte seti i dytë dhe i tretë.

Setin e dytë Drita e fitoi 25:23, ndërsa të tretin 25:22.

Drita në gjysmëfinale eliminoi Skenderajn, kurse Fushë Kosova skuadrën e Fer Volleyt.