Janë mbyllur pjesët e para të xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës në futboll, ku të shtunën po zhvillohen tri ndeshje.
Ish-kampionia Drita ka shkuar në pushim mes pjesëve me autogolin e shënuar nga Ardian Hoti, që shënoi gabimisht me kokë në portën e vet në minutën e 14-të.
Dukagjini është duke udhëhequr në Klinë ndaj Gjilanit, me golin e shënuar nga Ahmed Januzi në minutën e 34-rt.
Ndërkohë, fitore pas pjesës së parë është duke shënuar edhe Llapi që realizoi gol në minutën e 39-të nëpërmjet meksikanit Francisco Rivera.
Të dielën Prishtina ballafaqohet me Drenicën ndërsa Ulpiana e pret Ballkanin.