Sport

Drita, Drenica e Ballkani, në epërsi pas pjesës së parë

Janë mbyllur pjesët e para në tri ndeshjet që po zhvillohen të shtunën në Superligën e Kosovës në futboll, e që i takojnë xhiros së 19-të.

Drita është në epërsi ndaj skuadrës së njomakëve të Feronikelit, 3:0. Të tria golat i shënoi mesfushori Hamdi Namani.

Drenica ndërkohë shkoi në pushim me rezultatin 1:0 përballë Gjilanit, që ishte kampion i stinorit vjeshtor.

Ballkani po e fiton takimin ndaj Dukagjinit me rezultatin 2:0.