Sport

Dresheviq asiston për Heerenveenin

Reprezentuesi i Kosovës, Ibrahim Dresheviq, ka asistuar një gol sonte për Heerenveenin në elitën e futbollit holandez.

Heerenveeni triumfoi 3:0 ndaj Feyenoordit. Dresheviq asistoi golin e dytë të shënuar në minutën e 30-të nga Pawel Bochniewicz.