Sport

Drenica fiton thellë ndaj Feronikelit

Skuadra e Drenicës është kthyer te fitorja në xhiron e nëntë të Superligës së Kosovës në futboll pas humbjes që e pësoi nga Ballkani në xhiron e tetë.

Drenica, të premten në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, ka triumfuar bindshëm ndaj Feronikelit, që e mposhti me rezultatin 4:0.

Kreshnik Uka (12’, 60’), Denisson (25’) e Baton Zabërgja (43’) shënuan golat për Drenicën që u tregua superiore në këtë përballje.

Me këtë fitore, Drenica e ka kthyer përkohësisht pozitën e parë në tabelë me 17 pikë të mbledhura, një më shumë se Ballkani që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Ndërkohë, Feronikeli mbetet në kuotën e dhjetë pikëve dhe zë vendin e shtatë në tabelë. Për Feronikelin, kjo ishte humbja e pestë këtë edicion.