Sport

Drenica eliminohet nga Kupa

Skuadra e Superligës së Kosovës, Drenica është eliminuar nga Kupa e Kosovës në futboll. Të mërkurën, Drenica është eliminuar në shtëpi nga skuadra e Flamurtarit pas penalltive, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan me rezultatin 2:2.

Drenica është ekipi i vetëm i Superligës që u eliminua në 1/16 e finales të Kupës së Kosovës të enjten.

Fitoret më të thella të kësaj faze i kanë shënuar Llapi edhe Gjilani.

Skuadra e Llapit triumfoi në shtëpi ndaj Vllaznisë së Pozheranit (6:2), ndërsa Gjilani e mposhti Trepçën me shifrat 5:0.

Dukagjini ishte më i mirë se Rilindja 1974 që e mposhti 2:0, Ferizaj fitoi 3:2 kundër Beharit, ndërsa fitore regjistruan edhe Malisheva e Trepça ’89. 89-shi triumfoi 3:0 ndaj Kikës, ndërsa Malisheva ishte më e mirë se Ramiz Sadiku (4:0).

Rezultat të ndeshjeve tjera janë: Prizreni – Istogu 2:0, Feronikeli 74 - 2 Korriku 4:1, Vushtrria – Drenasi 1:0, Vjosa – Ulpiana 1:0, A&N – Rahoveci 2:1, Fushë Kosova – Arbëria 4:1.