Penalltinë e parë të Muhamet Hysenit të Llapit e priti me sukses Amrush Bytyqi, portieri i Feronikelit ’74, në minutën e parë të shtesës.
Ndeshja vazhdoi, por gjyqtari e përsëriti atë pas rishikimit të situatës në VAR, për shkak se portieri Bytyqi nuk kishte qëndruar në vijën e portës, në momentin kur është goditur topi nga sulmuesi i Llapit.
Hyseni më pas në minutën e katërt të shtesës shënoi për 1:0, në krahun e kundërt nga tentimi i parë.
Me golin e Hysenit, Llapi ka shkuar në pushim me rezultatin 1:0 në ndeshjen që po e luan në udhëtim te Feronikeli ’74, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.