Sport

Dortmundi e largon Bayernin edhe më shumë nga titulli

Dortmund

Dortmundi e ka fituar klasiken gjermane ndaj Bayern Munichut dhe i ka larguar bavarezët edhe më shumë nga titulli në Bundesligë.

Dortmundi të shtunën fitoi në udhëtim ndaj Bayern Munichut me rezultatin 2:0.

Me këtë disfatë, Bayern Munichu ka mbetur larg Bayer Leverkusenit me 13 pikë.

Karim Adeyemi në minutën e 10-të të ndeshjes së xhiros së 27-të, i dha epërsinë “verdhezinjve” fillimisht.

Julian Ryerson ndërkohë e shënoi golin e fitores së madhe të Dortmundit, shtatë minuta para fundit.

Sulmuesit të Bayern Munichut dhe kapitenit të Anglisë, Harry Kane, iu anulua një gol në minutën e 89-të.

Me këtë fitore, Dortmundi mbetet ende në garë për top-katërshe dhe ka 53 pikë pas 27 ndeshjeve të luajtura.

Bayern Munichu i dyti ka 60 pikë, ndërsa lider është Bayer Leverkuseni me 73 pikë.