Sport

Derbi nuk jep fitues, Ballkani s’ka të ndalur, fiton Trepça ’89

Derbi i xhiros së dhjetë në Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet Gjilanit dhe Feronikelit nuk ka dhënë fitues.

Për 90 minuta asnjëra prej skuadrave nuk arriti të gjejë rrugën e golit.

E një skenar krejtësisht tjetër ishte në sfidën Ballkanit – Besa.

Lideri i Superligës, Ballkani, ka vazhduar formën fenomenale duke shënuar sot fitore prej 4 me 1.

E formën e lartë e ka vazhduar edhe sulmuesi Mirlind Daku, i cili në këtë takim shënoi dy gola, për ta çuar në 17 numrin e golave të shënuar këtë edicion. Kurse nga një gol realizuan Meriton Korenica dhe Egzon Sinani.

Golin e vetëm për Besën e shënoi Sheqerolli.

Kurse Trepça ’89 shënoi fitore në udhëtim ndaj Arbërisë me rezultat prej 2 me 1.

Zabërgja i dha epërsinë Arbërisë në minutën e 22, megjithatë në pjesën e dytë mysafirët përmbysën gjithçka.

Sie e Nimani shënuan për t’ia dhënë pikët e plota klubit mitrovicas.

Renditja aktuale është kjo:

Image