Sport

Debutim i jashtëzakonshëm i Muriqit në Premier League

Muric

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, ka debutuar në Premier League të shtunën në fitoren e Burnleyn 2:1 ndaj Brentfordit.

Muriq bëri disa intervenime fantastike për ta shpëtuar Burnleyn në disa raste.

VIDEO: 


Në golin e pësuar, portieri 25-vjeçar ishte pa gjasa.

Ishte ndeshja e parë e Muriqit në Premier League. Ai ishte portier i parë i Burnleyt sezonin e kaluar në Championship, por trajneri Vincent Kompany ia ka besuar këtë rol Traffordit në elitën angleze.

Megjithatë, pas paraqitjes së sotme, Muriq me shumë gjasë do ta ketë sërish vendin e startuesit.

Ishte fitorja e parë e Burnleyt që nga 23 dhjetori. Po lufton për mbijetesë. Është në vendin e parafundit me 17 pikë, pesë më pak se Lutoni i vendit të 18-të dhe tetë më pak se Nottinghami i vendit të 17-të.

Muriq është ftuar nga Franco Foda për miqësoret e marsit.


Muriq debuton në Premier League me Burnleyn

Image

Portieri Arijanet Muriq ka debutuar me skuadrën e Burnleyt në Premier League, në prag të ndeshjeve miqësore të Kosovës në këtë muaj.

Muriq me Burnleyn është duke fituar 1:0 në ndeshjen e xhiros së 29-të të elitës angleze.

25-vjeçari kishte vetëm katër paraqitje në edicionin aktual, tri në Kupën EFL dhe një në Kupën FA.