Portieri spanjoll David de Gea është në kërkim të një ekipi të ri. Por portieri 33-vjeçar ka refuzuar t’i bashkohet skuadrës angleze, Nottingham Forest me arsyetimin se nuk i janë përmbushur kërkesat, shkruan të martën “The Athletic”.
De Gea është pa skuadër, ndërsa së fundi ishte pjesë e Manchester Unitedit. Ai më herët karrierë ka bërë edhe te Atletico Madridi.
De Gean e kanë kontaktuar edhe skuadrat saudite, Al Hilal i Neymarit, Al-Nassr i Cristiano Ronaldos dhe Al-Shabab i Ivan Rakitiqit. Por De Gea ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.