Sport

De Gea refuzoi rikthimin në Premier League

David de Gea

David De Gea është pa skuadër qëkur u largua nga Manchester Unitedi në verë.

Gjatë verës së kaluar dhe këtij afati kalimtar dimëror kishte spekulime se ai pritet të kthehet shpejt te ndonjë skuadër e ta vazhdojë karrierën si profesionist.

Megjithatë, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Të shtunën mediumi “The Athletic” ka shkruar se spanjollit i është ofruar kontratë për periudhë të shkurtër nga Nottingham Foresti.

Edhe këtë ofertë, De Gea e ka refuzuar.

Gjatë kohës te Manchester Unitedi, De Gea zhvilloi 545 ndeshje.