Sport

Dawson flet për portierin Muriq

Burnley, Sheffield Unitedi dhe Lutoni janë skuadrat që kanë siguruar inkuadrimin në Premier League për edicionin tjetër.

Ish-kapiteni dhe ambasadori i klubit të Tottenhamit, Michael Dawson, ka folur për inkuadrimin e tyre, e në veçanti për Burnleyn dhe portierin Arijanet Muriq.

Dawson karrierë ka bërë edhe te Nottingham Foresti dhe Hull City.

Ai thotë se merita për inkuadrimin e Burnleyt në Premier League ka trajneri Vincent Kompany, por edhe transferimet që ai ka bërë.

“Transferimet e Vincent Kompanys dhe Burnleyt kanë qenë të jashtëzakonshme. Morën lojtarë të mirë dhe të rinj, si Taylor Harwood-Bellis nga City, si i huazuar. Kam luajtur edhe me Arijanet Muriqin te Foresti dhe ai e njeh mirë ‘Championshipin’. Meritat i takojnë trajnerit Kompany”, ka thënë ndër të tjera Dawson në një intervistë dhënë faqes zyrtare të Tottenhamit të enjten.

Portieri i Kosovës, Muriq, ka qenë prej meritorëve për suksesin e Burnleyt në inkuadrimin në elitën angleze.