Sport

Davis, sërish MVP i xhiros

Për javën e dytë rresht, basketbollisti i Pejës, Justin Edler-Davis është shpallur MVP i xhiros në Superligën e Kosovës. Davis e ka fituar fituar epitetin e më të mirit edhe për xhiron e 7-të, ka njoftuar Federata e Basketbollit të Kosovës, të hënën.

Amerikani pati paraqitje fantastike në fitoren e Pejës ndaj Bashkimit, ku regjistroi indeksin më të lartë të xhiros.

Peja triumfoi me shifrat 91:83, ndërsa Davis kontribuoi me 28 pikë, 11 kërcime dhe 6 asistime. Për Pejën, kjo ishte fitorja e shtatë në po aq ndeshje të luajtura këtë edicion, duke mbetur ekipi i vetëm pa humbje në Superligë. Po ashtu, Davis si më i miri i xhiros, ka zënë vend edhe në pesëshën më të mirë.

Së bashku me Davisin, në pesëshen më të mirë janë përfshirë edhe Urim Zenelaj (P.C. Prizreni), Henrik Shirko (G.E. Ylli), Jalen Ray e Samuel Sessoms (Vëllaznimit.