Menaxheri i Chelseat, Antonio Conte është shprehur i bindur se mbrojtësi David Luiz do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit.
Braziliani theu kyçin e dorëz pas përplasjes në reklamat rreth fushës gjatë ndeshjes kundër Arsenalit të dielën.
Luiz nuk luajti në ndeshjen e së mërkurës mbrëma në EFL Cup ndaj Nottingham Forestit, derisa është i suspenduar për dy ndeshje në Premier Ligë shkaku i kartonit të kuq që mori ndaj Arsenalit.
“Duhet të jetë në rregull. Davidi është lojtar i rëndësishëm për ne. Natyrisht se do të jetë gati për ndeshjen ndaj Atletico Madridit”, ka thënë Conte.