Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, ka thënë pas humbjes nga Llapi se terreni i stadiumit në Merdarë ka qenë pengesë e madhe që të mund të luajnë futboll të bukur.
Sipas tij, pozitive është se nuk kishte lojtar të dëmtuar.
“Në këtë fushë nuk mundesh me tregu lojë të bukur. Ishim në dijeni për fushën, pasi një ditë më herët kemi ardhur dhe e kemi parë. I kishim përgatit lojtarët për këtë. Në fushë të tillë nuk mund të ndërtosh aksione, jo vetëm ne, por edhe kundërshtari. U desh të luajmë vetëm me topa të gjatë. Ne jemi të kënaqur me angazhimin e futbollistëve. Është pozitive që nuk patëm dëmtime. Nuk është justifikim, por këtu nuk mund të tregohet diçka më shumë”, tha Dallku.
Dukagjini zë vendin e tetë me gjashtë pikë, aq sa kanë edhe Ulpiana e Llapi.