Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, është shprehur i lumtur me fitoren e arritur ndaj Feronikelit 1:0.
Për trajnerin e skuadrës nga Klina, të rëndësishme janë vetëm pikët e plota.
“Rëndësi kanë tri pikët, pavarësisht që hasëm në vështirësi pasi kundërshtari nuk na la shumë hapësira. Një gol i tillë është i mirëseardhur pasi e kemi kërkuar gjatë tërë takimit. Për ne kanë rëndësi vetëm pikët, pasi kemi humbur pikë të mjaftueshme, pavarësisht që loja nuk ishte shumë e pëlqyeshme”, deklaroi Dallku.