Sport

Daja numëron anët pozitive në fitoren ndaj Feronikelit ‘74

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka numëruar anët pozitive në ndeshjen ndaj Feronikelit ’74. Ai është i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve, mbajtjen e portës pa pësuar gol dhe krijimi i shumë rasteve për gol. Ballkani mposhti Feronikelin ’74 me rezultatin 2:0.

"Ajo që më kënaqi është rrotacioni. Të ndryshosh pesë lojtar nuk është pak. Ata që kanë hyre në lojë kanë bërë mirë. Nuk kemi pësuar gol, gjë që është shumë pozitive. Kemi prodhuar lojë dhe kemi pasur situata të mira para portës. Ne kemi problem me lojtarët që nuk i kemi në ekip dhe po mundohemi t’i zëvendësojme. Lojtarët kanë meritat më të mëdha, por edhe ne tonat si staf. Ne duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. Jemi në riformatim dhe zëvendësimin e golashënuesit Albion Rrahmanit dhe Lindon Emërllahut”, ka thënë Daja për “Art Motion”.

Ai pret mbështetje të madhe edhe të enjten në ndeshjen e parë të plejofit të Ligës së Konferencës kundër BATE Borisovit të Bjellorusisë.