Sport

Daja konfirmon mungesën e Edvin Kuçit

Kapiteni Edvin Kuç do të mungojë kundër Clujit të enjten në kuadër të Ligës së Konferencës.

Mungesën e Kuçit e ka konfirmuar trajneri i Ballkanit, Ilir Daja.

“Është mungesë e madhe mungesa e kapitenit Kuç. Kapiteni ka mentalitet fituesi dhe atë e përcjellë edhe te lojtarët tjerë. Me lojtarët që kemi në dispozicion do të mundohemi ta bëjmë të padukshëm mungesën e Kuçit. Të gjithë të tjerët janë të gatshëm”, u shpreh Daja në konferencën për media.

Ballkani dhe Cluji takohen të enjten prej orës 18:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.