Sport

Daja: Ecuria është e mirë në të dyja garat

Trajneri Ilir Daja është ndarë i kënaqur me fitoren 3:0 të Ballkanit në udhëtim te Feronikeli 74.

Ai ka thënë se pas ndeshjes së vështirë ndaj Astanas në Ligën e Konferencës, ka qenë e rëndësishme të fitohet në Superligën e Kosovës në futboll.

“Pjesa e parë jo e mirë vjen nga energjia e konsumuar me Astanan. Në Evropë ka tjetër ritëm dhe të merr shumë energji. Na vjen mirë që luajtëm në një fushë si kjo, sepse është ndryshe të luash në fushë me terren natyral. Feronikeli kishte rastet për të na vështirësuar ndeshjen. Kemi reaguar mirë me ndryshimet që bëmë në pjesën e dytë, disa prej tyre janë lojtarë të formacionit bazë. Pas ndeshjes së vështirë në Evropë, të fitosh në këtë stadium është gjë e mirë. Na mbetet të vazhdojmë me këtë ecuri sepse planet po shkojnë mirë në të dyja garat”, ka thënë trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, për “ArtMotion”.