Sport

Courtois do të startojë ndaj Dortmundit

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois

Belgu Thibaut Courtois do të jetë portieri i parë i Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Borussia Dortmundit. 

Këtë e ka konfirmuar të premten trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti. 

“Lunin kishte grip dhe nuk ka udhëtuar me ekipin, nesër ai do të udhëtojë dhe do të jetë në stol. Courtois do të luajë nesër”, është shprehur Ancelotti. 

Portieri ukrainas Andriy Lunin ka luajtur në pjesën më të madhe të sezonit dhe e udhëhoqi skuadrën drejt finales së Ligës së Kampionëve. 

Ndërsa Courtois pësoi një këputje të ligamentit në gjurin e majtë në gusht të vitit të kaluar, dy ditë para fillimit të sezonit. 

Ai u rikthye këtë muaj si titullar në fitoren 3:0 kundër Cadizit dhe me të cilën Madridi konfirmoi titullin e 36-të të La Ligas. 

Real Madridi dhe Dortmundi të shtunën nga ora 21:00, në stadiumin “Wembley”, do të takohen në finalen e Ligës së Kampionëve.