Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte, ka lënë të kuptohet se do të përzgjedhë vetëm lojtarët që nuk ishin të përfshirë në Kupën e Botës, për ndeshjen ndaj Brentfordit në “Boxing Day”.
Premier League vazhdon të hënën, vetëm tetë ditë pas finales së Kupës së Botës në Katar.
Conte ka thënë më herët se lojtarët që ishin të përfshirë në finale, Hugo Lloris i Francës dhe Cristian Romero i Argjentinës, nuk do të paraqiten ndaj Brentfordit.
“Nuk jam aspak i kënaqur”, ka thënë Conte.
“Në njërën jam i lumtur pasi për klubin tonë, Tottenhamin, të kemi 12 lojtarë në Kupën e Botës do të thotë se jemi në rrugën e duhur për të provuar që të jemi garues dhe të fitojmë diçka. Por është normale që kur ke shumë lojtarë në një turne si ky, sidomos gjatë stinorit, nuk është e lehtës pasi gjendja fizike nuk është në kulm. Është e pamundur t’u jepet pushim i gjatë dhe qartë se lojtarët që nuk ishin në Kupën e Botës dhe me të cilët kemi punuar për katër javë, tani janë në gjendje shumë të mirë fizike. Kemi punuar shumë në aspektin taktik dhe në aspektin fizik. Tani ata janë në nivel që është më i mirë se i lojtarëve që kanë përfunduar Kupën e Botës”, ka theksuar Conte.
Ndeshja në mes të Brentfordit dhe Tottenhamit luhet prej orës 13:30. Kjo ndeshje e hap xhiron e 17-të të Premier Leagues angleze.
“Për këtë arsye mendoj se duhet të marr vendimin më të mirë për ndeshjen ndaj Bretfordit. Në njërën anë i kam lojtarët me të cilët kam punuar për katër javë dhe kam punuar shumë mirë. Në anën tjetër, i kam lojtarët që kanë punuar në Kupën e Botës dhe nuk janë në majë për momentin”, ka vazhduar tekniku italian.
Rodrigo Bentancur do të mungojë në ndeshjen e të hënës pasi është i suspenduar. Ai po ashtu ka sanuar një lëndim të vogël. Richarlison do të jetë jashtë për një muaj, për shkak të një lëndimi të pësuar derisa luante për Brazilin në Katar. Telashet e Lucas Mouras vazhdojnë.
“Moura po vuan shumë për të gjetur zgjedhje. Është situatë e vështirë pasi kam lojtar të mirë në skuadër, por që asnjëherë nuk është në dispozicion. Është sikur mos ta kem. Është mëkat pasi po flasim për një lojtar të mirë, djalë të mirë. Por ai po vuan për të zgjedhur këtë problem. Nuk e di çka sjell e ardhmja për të”, ka thënë Conte.
Shumica e ndeshjeve janë të hënën, ndërsa do të ketë ndeshje edhe të martën e të mërkurën. Kampionati anglez është i pari prej ligave të mëdha që vazhdon pas Botërorit.
Premier League – 17
E hënë
Brentford – Tottenham (13:30)
Crystal Palace – Fulham (16:00)
Everton – Wolverhampton (16:00)
Leicester City – Newcastle (16:00)
Southampton – Brighton (16:00)
Aston Villa – Liverpool (18:30)
Arsenal – West Ham (21:00)
E martë
Chelsea – Bournemouth (18:30)
Manchester United – Nottingham Forest (21:00)
E mërkurë
Leeds United – Manchester City (21:00)
1 Arsenal 14 37
2. Man Citty 14 32
3. Newcastle 15 30
4. Tottenham 15 29
5. Man Utd 14 26
6. Liverpool 14 22
7. Brighton 14 21
8. Chelsea 14 21
9. Fulham 15 19
10. Brentford 15 19
11. Palace 14 19
12. Villa 15 18
13. Leicester 15 17
14. Bournemouth 15 16
15. Leeds 14 15
16. West Ham 15 14
17. Everton 15 14
18. Nottingham 15 13
19. Southampton 15 12
20. Wolves 15 10