Sport

City vazhdon me fitore në Premier League

Manchester City ka vazhduar me fitore në Premier Leaguen e Anglisë.

City të shtunën ka triumfuar ndaj Nottingham Forestit në shtëpi me rezultatin 2:0, në kuadër të xhiros së gjashtë të Premier Leagues.

Phil Foden (7’) dhe Erling Haaland (14’) realizuan golat për Cityn.

City që në nismë të pjesës së dytë mbeti me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit me të kuq të Rodrit.

City kryeson me 18 pikë pas gjashtë ndeshjeve, pesë më tepër se Tottenhami, Liverpooli e Arsenali, që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në ndeshjet tjera të së shtunës në Premier League, Crystal Palace luajti baras pa gola me Fulhamin, ndërsa Luton Town barazoi 1:1 në shtëpi me Wolverhamptonin.