Manchester City mund ta kthejë në shtëpi portierin Aro Muriq nga huazimi në Nottingham Forest.
Kampionëve të Premier Ligës do t’iu duhet të marrin një vendim për portierin e ri, raporton “Nottinghamshire Live”.
Muriqi, që është 21 vjeç, iu bashkua skuadrës së Championshipit anglez Forest gjatë verës për një sezon pasi skuadra e Sabri Lamouchit arriti të bindte “Qytetarët” për shërbimet e tij, transmeton Koha.net.
Kujtojmë se në ndeshjet e para, portieri shtatlartë ishte i padiskutueshëm në portë, por që nga ajo kohë e ka humbur vendin ndaj Brice Sambas. Ai ka qëndruar në bankinë edhe javëve të fundit.
Thuhet se ai është i frustruar me mungesën e inkuadrimit në ekipin e parë dhe City dëshiron që ai të luajë çdo javë për të fituar përvojë. Prandaj, ata mund ta kthejnë atë mbrapsht në Manchester muajin e ardhshëm dhe të vendosin ta dërgojnë diku tjetër në huazim deri në fund të sezonit.
Muriqi, që mbron ngjyrat e kombëtares së Kosovës me pesë paraqitje deri më tani, i është bashkuar Cityt më 2015 pasi më parë kishte qenë pjesë e skuadrave tjera të të rinjve si YF Juventus, FC Zurich dhe Grasshoppers.