Sport

City mbetet pa Silvan

Kampionit të Anglisë, Manchester Cityt i janë shtuar problemet për shkak se edhe një lojtar i është shtuar listës të lënduarve. Bëhet fjalë për portugezin Bernardo Silva, i cili ka pësuar lëndim në fitoren e Cityt në Champions 3:1 kundër Cërvena Zvezdës.

Lëndimi i Silvas i ka nxjerr telashe trajnerit Pep Guardiola, pasi portugezi nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen kampionale ndaj Nottingham Forestit që luhet të shtunën.

Silva bëhet lojtari i pestë i rëndësishëm i lënduar te City dhe data e kthimit të tij në fushë nuk është e saktësuar.

Krahas Silvas, të lënduar janë edhe Kevin De Bruyne, John Stones, Jack Grealish e Mateo Kovaçiq. Pas pesë ndeshjeve të zhvilluara në Premier League, City ka regjistruar po aq fitore.