Manchester City e ka humbur mundësinë që të kthehet në krye të tabelës së Premier Leagues së Anglisë.
City që tani ka 52 pikë dhe pozicionohet në vendin e dytë në tabelë, barazoi të shtunën në udhëtim te Nottingham Foresti me rezultatin 1:1.
Kjo ndeshje i takoi xhiros së 24-t të Premier Leagues.
Bernardo Silva shënoi gol të bukur për 1:0 në të mirë të “qytetarëve” të drejtuar nga Pep Guardiola, kurse Chris Wood, barazoi shifrat në 1:1, gjashtë minuta para fundit.
Nottingham Foresti me këtë barazim e vazhdon serinë pa disfata në shtëpi, në tetë ndeshje rresht.
Nottinghami ka 25 pikë në 23 ndeshje të luajtura.