Manchester City dhe Arsenali kanë arritur të kualifikohen në mesin e 16 më të mirëve në Kupën EFL, teksa nga kjo garë është eliminuar Tottenhami.
City fitoi 0 me 3 ndaj Prestonit me golat e Raheem Sterlingut, Gabriel Jesusit dhe autogolin e Ledsonit.
Arsenali fitoi thellë përballjen me Nottinghamin e Arijanet Muriqit. Martinelli shënoi dy herë, ndërsa Rob Holding, Joe Willock e Nelson realizuan nga një gol për fitoren 5 me 0.
Befasia e rrethit të 1/16 ka qenë eliminimi i Tottenhamit nga Colchesteri. Kjo u bë pas penaltive, ku ekipi i rangut të katërt të futbollit anglez, fitoi me rezultat 4:3.