Sport

Çiklisti i famshëm e ndryshon kombësinë nga rus në francez

Pasi ka konkurruar për ekipin rus në Lojërat Olimpike të Tokios, çiklisti Pavel Sivakov, ka njoftuar se kombësia e tij do të kalojë në francez, duke përmendur luftën në Ukrainë si një faktor.

24-vjeçari ka thënë se ai u rrit në Francë dhe planifikoi prej kohësh ndryshimin e përshtatshmërisë me Unionin Ndërkombëtar të Çiklizmit (UCI).

"Unë kam dashur të bëhem një shtetas francez prej kohësh dhe e kam bërë kërkesën në UCI, por duke pasur parasysh atë që po ndodh në Ukrainë për momentin, doja ta përshpejtoja këtë”, ka thënë Sivakov në një deklaratë të lëshuar nga ai.