Sport

Cikalleshi: Shqipëria nuk e meritoi një humbje të tillë

Sokol Cikalleshi insistoi se Shqipëria nuk e ka merituar një humbje të tillë, pas disfatës 4:1 nga Polonia në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2022.

“Mendoj që e filluam mirë ndeshjes, por pastaj fati nuk ishte në anën tonë dhe pësuam dy gola në pjesën e parë, të cilët duket se ndikuan shumë. Shpresoj që mos të bie morali i ekipit pas kësaj humbje, pasi nuk e merituam të mposhtemi me këtë rezultat. Duhet të përmirësohemi dhe të reflektojmë në ndeshjen e radhës”, u shpreh Cikalleshi.

“Ndoshta edhe loja sulmuese na kushtoi shumë. Një lojë e tillë është e rrezikshme për shkak se krijon hapësira në mbrojtje. Më shumë na përshtatet loja që e aplikojmë gjithmonë, duke u mbrojtur dhe sulmuar si grup”, deklaroi ai.

Cikalleshi ishte golashënuesi i vetëm i Shqipërisë në ndeshjen e zhvilluar në Varshavë.