Sport

Cikalleshi shënon për fitoren e Konyasporit

Sulmuesi shqiptar Sokol Cikalleshi ka realizuar golin e fitores për Konyasporin në ndeshjen e xhiros së katërt të Superligës së Turqisë.

Ai shënoi gol të bukur në minutën e 53-të për fitoren 1:0 ndaj Bashakshehirit.

Në katër ndeshje këtë edicion, Cikalleshi ka realizuar tre gola.

Konyaspori ka grumbulluar tetë pikë. Ka shënuar dy fitore e ka marrë dy barazime.