Sport

Çikalleshi shënon në barazimin e Konyasporit

Konyaspori barazoi në udhëtim te Samsunspori të enjten në mbrëmje, ndërsa golashënues për mysafirët ishte sulmuesi i Shqipërisë, Sokol Çikalleshi. Konyaspori barazoi me rezultatin 1:1 në kuadër të xhiros së 17-të të Superligës së Turqisë. Çikalleshi ishte i saktë nga penalltia në minutën e 29-të për epërsinë e mysafirëve. Për të ishte goli i gjashtë i edicionit aktual, ndërsa ka edhe dy asistime. Ai luajti deri në minutën e 76-të. Konyaspori zë vendin e 16-të me 15 pikë, aq sa ka edhe Samsunspori, në pjesën e poshtme të tabelës.