Sport

Çikalleshi shënon dy gola në barazimin e Konyasporit

Dy gola nga penalltia i ka shënuar sulmuesi i Shqipërisë, Sokol Çikalleshi, të shtunën mbrëma në Superligën e Turqisë.

Çikalleshi ishte i saktë në minutën e nëntë për 1:0 dhe në minutën e 45-të për 2:1, nga 11-të metërshi.

Megjithatë, Konyaspori në fund barazoi 2:2 me Adana Demirsporin, në kuadër të xhiros së 29-të.

Për mysafirët shënuan Yusuf Erdogan në minutën e 32-të dhe Mario Balotelli në minutën e 87-të.

Sulmuesi 33-vjeçar i Shqipërisë ka 11-të gola e pesë asistime në 26 paraqitje në të gjitha garat në edicionin aktual.

Ai luajti deri në minutën e 63-të, kurse Valon Ethemi deri në minutën e 74-t.

Konyaspori ka 32 pikë dhe po lufton për të mbetur në elitë, ndërsa Adana Demirspori ka 36 pikë.