Sport

Cikalleshi rinovon kontratën me Konyasporin

Sulmuesi i Shqipërisë, Sokol Cikalleshi e ka rinovuar kontratën me Konyasporin dhe do të jetë pjesë e ekipit elitar të Turqisë deri në qershor të vitit 2024.

Lajmi për rinovimin e kontratës së Cikalleshit është konfirmuar të enjten në sajtin zyrtar të Konyasporit.

Cikalleshi 31-vjeçar është shprehur shumë i kënaqur që e ka vazhduar bashkëpunimin me ekipin që iu bashkua në vitin 2020.

“Jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e një familjeje të madhe si Konyaspori. Do të dua t’i falënderojë krerët e klubit për vazhdimin e bashkëpunimit. Premtoj se do të vazhdojë ta ndihmojë ekipin të arrijë synimet duke dhënë më të mirën në secilin ndeshje. Shpresoj që do të kemi një sezon shumë të mirë”, ka thënë Cikalleshi.

Këtë sezon, Cikalleshi ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar dy herë në 19 paraqitje në Superligën e Turqisë.