Sokol Cikalleshi ishte sërish vendimtar për Konyasporin. Të dielën, sulmuesi i Shqipërisë shënoi gol në minutën e 97-të për barazimin 1:1 të Konyasporit me Karagumrukun. Ndeshja i takoi xhiros së 11-të të elitës turke. Karagumruku kaloi në epërsi në minutën e 46-të, ndërsa Cikalleshi ishte i saktë nga pika e bardhë në minutat shtesë për t’i siguruar një pikë skuadrës së tij.
Ai ka katër gola e një asistim në nëntë paraqitje kampionale.
Ibrahim Dresheviq u paraqit në qendër të mbrojtjes te Karagumruku.
Konyaspori ka dhjetë vpikë deri më tani, një më pak se Karagumruku.
-
5 nëntor 2023 17:21
-
Shpërndaje në: