Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Sokol Cikalleshi, se nuk i ka dhënë rëndësi humbjes në miqësoren e së dielës ndaj Luksemburgut.
Kuqezinjtë pësuan 2 me 1 edhe pse ishin të parët në epërsi.
Cikalleshi theksoi se kjo ishte thjesht një ndeshje miqësore, ku trajneri duhet të provonte skemat dhe vendosjen e lojtarëve në fushë.
"Na vjen keq që humbëm, që më tepër ndaj Luksemburgut. Gjithsesi kjo ishte thjesht një ndeshje miqësore, ku trajneri provoi skema te ndryshme, ndaj nuk duhet ta bëjmë dramë", tha Cikalleshi.