Futbollisti i njohur shqiptar, Sokol Cikalleshi, është transferuar te Konyaspori në Superligën e Turqisë.
Qendërsulmuesi ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin e ri, pas largimit nga Akhisarspori.
30-vjeçari ka pasur 303 ndeshje në karrierën e tij dhe ka realizuar 92 gola. Për Shqipërinë, ka shënuar shtatë gola në 35 paraqitje.
Te klubi i ri, Cikalleshi do të bartë fanellën me numrin 17.
Para Akhisarsporit, Cikalleshi në Turqi ka luajtur edhe te Bashakshehiri, Goztepe e Osmanlispor.