Sport

Cikalleshi mund të transferohet te Rizespori

Sokol Cikalleshi mund të transferohet te skuadra e Rizesporit, që ka bërë ofertë zyrtare për sulmuesin 33-vjeçar.

Kështu kanë shkruar të mërkurën mediumet në Turqi.

Cikalleshi aktualisht është pjesë e Konyasporit, por nuk ishte fare pjesë e skuadrës të mërkurën, për duelin e 1/8 së finales së Kupës së Turqisë kundër Sivassporit në udhëtim.

Konyaspori avancoi në çerekfinale pas fitores 1:0.

Në 20 ndeshje të Superligës së Turqisë në edicionin aktual, sulmuesi i Shqipërisë ka realizuar tetë gola, ndërsa ka kontribuuar me katër asistime.