Sokol Cikalleshi ka ndërprerë bashkëpunimin me skuadrën e Goztepes në Superligën e Turqisë, ku ishte huazuar nga Osmanlispori.
Është vetë klubi turk, që e bën publik lajmin në faqen e tij në Facebook. Në njoftim shkruhet se me marrëveshje të dyanshme, klubi dhe futbollisti kanë vendosur të mos e vazhdojnë më huazimin.
Tashmë mbetet për t’u parë se ku do të luajë sulmuesi kuqezi për pjesën e mbetur të sezonit.
Osmanlispori, që zotëron kartonin e Cikalleshit, renditet në vendin e 6-të në Ligën e Parë të Turqisë, pra në zonën play off.