Sport

Cikalleshi kthehet te Konyaspori

Pas telasheve që pati me klubin, sulmuesi i Shqipërisë, Sokol Cikalleshi, është kthyer te skuadra e Konyasporit.

Ai ka stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës, ndërsa po bëhet gati për ndeshjen e së dielës kundër Istanbulsporit në udhëtim.

Kështu kanë shkruar të shtunën mediat në Turqi.

Ky ballafaqim i takon xhiros së 20-të të Superligës së Turqisë.

33-vjeçari ka shënuar tetë gola dhe ka kontribuuar me dy asistime në 15 paraqitje në Superligën dhe Kupën e Turqisë.