Sport

Cikalleshi: Ishte ndeshje që duhej të fitonim, grupi ishte me ekipe në nivel më të ulët

Sulmuesi Sokol Cikalleshi ka thënë se ndeshja ndaj Bjellorusisë është dashur të fitohej. Ai është ndarë i lumtur me fitoren e po ashtu me dy golat që i shënoi në këtë ndeshje.

Shqipëria triumfoi 3:2 dhe siguroi vendin e parë në grup, duke u ngjitur kështu në Ligën B të Ligës së Kombeve.

“Sot ishte një ndeshje që duhet fituar dhe duhet të shënonim sa më shpejt. Jam në një moment të mirë si te Kombëtarja edhe në kampionatin në Turqi. Po punoj fort të mbaj këtë rritëm. Duhet të bëj dyfishin e punës, dyfishin e përqendrimit për të qëndruar në këtë nivel. Ky grup ka qenë me ekipe poshtë nivelit tonë. Vetëm Bjellorusia është ekip që duhet të vlerësohet maksimalisht”, tha Cikalleshi.