Sulmuesi i Shqipërisë, Sokol Cikalleshi e ka nisur me gol edicionin e ri në Superligën e Turqisë. Ai të hënën shënoi golin e vetëm për Konyasporin që fitoi 1:0 në udhëtim ndaj Sivassporit. Ndeshja i takoi xhiros së parë të kampionatit turk. Cikalleshi shënoi në minutën e 88-të të takimit.
Cikalleshi startoi te Konyaspori, ndërsa prej fillimit luajtën edhe Zymer Bytyqi e Endri Çekiçi. Erdon Daci ishte në stol te kjo skuadër.
Pas një gabimi në mbrojtje, topi erdhi te Cikalleshi. Ai pasi kaloi portierin, gjuajti saktë.