Sulmuesi i Shqipërisë, Sokol Çikalleshi ka asistuar në golin e fitores në Superligën e Turqisë.
Skuadra e Çikalleshit, Konyaspori mposhti Ankaraguçun me golin e realizuar në minutën e 38-të të ndeshjes që i takoi javës së 25-të të Superligës turke. Çikalleshi e Valon Ethemi u zëvendësuan në minutën e 62-të.
Konyaspori zë vendin e parafundit me 25 pikë, kurse Ankaraguçu është në pozitën e 12-të me 29 pikë.