Sport

Chelsea vazhdon avazin e sezonit të shkuar, mposhtet në shtëpi nga Nottinghami

Chelsea nuk ka të këndellur. Pas sezonit turpërues edicionin e shkuar, të shtunën ekipi londinez ka dështuar në xhiron e katërt të sezonit të ri duke pësuar humbje minimale në shtëpi nga Nottingham Foresti.

“Blutë” e Mauricio Pochettinos u mposhtën 1:0 me golin e vetëm të realizuar nga Anthony Elanga në fillim të pjesës së dytë.

Në katër ndeshje deri tash, Chelsea ka vetëm katër pikë të tubuara.

Nottinghami ka gjashtë.