Hull City ka transferuar mbrojtësin e Chelseat, Todd Kane në formë të huazimit njëvjeçar.
Hulli është klubi i tetë që e merr në huazim 24-vjeçarin i cili ende nuk ka bërë paraqitje për ekipin e parë të Chelseat edhe pse qe 16 vjet është pjesë e klubit.
Kane ishte i huazuar te Groningeni, Nijmegeni, Nottingham Foresti, Bristol City, Blacburn Roversi dhe Preston North Endi.