Skuadra e Chelseat është futur fuqishëm në garë për sulmuesin Brennan Johnson, ka shkruar të premten “Sky Sports”.
Mësohet se Chelsea po e sfidon Tottenhamin për transferimin e 22-vjeçarit, i cili pritet të largohet nga Nottingham Foresti në ditët e fundit të afatit kalimtar.
Për t’i siguruar shërbimet e tij, thuhet se Chelsea është gati të ofrojë mbi 40 milionë euro.
Johnson tregoi paraqitje të mira edicionin e shkuar për Fortesin, ku shënoi 10 gola dhe asistoi 3 herë në 44 paraqitje në të gjitha garat.
Uellsiani ka kontratë me Forestin deri në vitin 2026, ndërsa këtë edicion ka dy ndeshje në Premier League.
Ai është pjesë e Forestit prej vitit 2021 kur iu bashkua nga Lincoln City.