Sport

Challandes e vlerëson si të rëndësishme miqësoren ndaj Lituanisë

Seleksionuesi i Kosovës në futboll, Bernard Challandes, e ka vlerësuar ndeshjen miqësore të nesërme kundër Lituanisë, si një ndeshje shumë të rëndësishme.

Ai shpreson në sukses.

Kosova luan nesër kundër Lituanisë, para se të hapë ciklin eliminator për Botërorin 2022 kundër Suedisë të dielën, ndeshje që do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Më pas më 31 mars luan në udhëtim kundër Spanjës po ashtu në eliminatore.

“Do do ta fillojmë një kampanjë të re. Do të luajmë një moqësore ndaj Lituanisë. Për mua dhe Kosovën është një ndeshje e rëndësshme. Shpresoj që është në kohën e duhur kjo ndeshje. Shpresojmë ta nisim me suksese”, ka thënë Challandes.

Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, ka thënë se është me rëndësi kjo ndeshje ndaj Lituanisë.

“Miqësorja ësahtë e rëndësishme. Shumë kohë nuk kemi luajtur bashkë. Ndeshje që na duhet për të marrë entuziazëm para ndeshjeve që kemi. Tani fillon çdo gjë nga zero”, ka thënë Berisha.